Sulmohen me dron rafineritë e naftës

Sulmohen me dron rafineritë e naftës

12:34 15/09/2019

Militantët e “HUTHI në Jemen marrin përsipër sulmin

Dy prej impianteve më të rëndësishëm të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite janë sulmuar me bomba.

Autoritetet saudite thanë se disa dronë bombarduan puset e naftës në fushën naftëmbajtëse Kuralis dhe impiantin më të madh të përpunimit të naftës në Abkaik, në lindje të vendit, duke lënë dhjetëra të plagosur.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeon akuzoi Teheranin për sulmin përmes një postimi në Twitter.

“Pavarësisht thirrjeve për çtensionim, Irani kreu një sulm të paprecedentë ndaj furnizimit botëror me energji. Nuk ka asnjë fakt se sulmi është kryer nga Jemeni”.

Irani mohoi përfshirjen në sulm, duke i quajtur akuzat “të verbëra e të pakuptimta”. Më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, të përfshirë në konflikt me ushtrinë saudite në Jemen, mori përsipër sulmin.

“Misioni është një e drejtë legjitimi dhe natyrore për të reaguar ndaj krimeve, sulmeve dhe bllokadës saudite gjatë 5 viteve të fundit”.

Pas këtij sulmi, kompania shtetërore e naftës Aramko reduktoi prodhimin e naftës me 5.7 milionë fuçi në ditë, çka përbën gati të 50% e totalit të naftës që prodhon Arabia Saudite. Analistët thonë se ky sulm do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT