Gazetarja: Në datën 1 Maj u sulmua Ambasada Shqiptare në Shkup. Çfarë masash janë marrë nga qeveria maqedonase për kapjen e autorëve të këtij incidenti?

Ambasadori: U paraqit një incident shumë i rëndë që menjëherë pala maqedonase arriti të marrë masat për ruajtjen dhe sigurimin e jetës si të personelit diplomatik ashtu dhe të ruajtjes së ndërtesës së ambasadës.

Gazetarja: Ju si diplomat si e shikoni të ardhmen e Maqedonisë në kuadrin dhe të bashkëjetesës me shqiptarët. Mendoni se duhet të ndërmerren ndryshime me kushtetutën në mënyrë që t’i jepet fund njëherë e mirë problemeve që ekzistojnë atje?

Ambasadori: Së pari mund të them që nuk duhet që të krahasohen aktet që i mbajnë këto forcat e armatosura që herën e kaluar i vranë 8 pjesëtarë të forcave të sigurimit të Maqedonisë. Sot në mëngjes dhe dy të tjerë janë vrarë ndërsa njëri është marrë si peng. Shqiptarët në Maqedoni janë të integruar në të gjitha limitet e jetës duke filluar nga më e larta tek më e poshtmja, kur të gjitha mentalitetet në shtetet e botës duhet t’i kishim të drejtat si shqiptarë të Maqedonisë, atëherë gjithë situata do të ishte më e lehtë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori