Të paktën 53 ushtarë dhe 1 civil janë vrarë në një sulm të armatosur që ka ndodhur në një zonë ushtarake në veri të Malit.

Qeveria tha se ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj ushtrisë së vendit të Afrikës Perëndimore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Malit tha për Reuters se autorët të paidentifikuar dhe të armatosur sulmuan ushtarakët dhe më pas u larguan drejt Nigerit. Numri i viktimave mund të rritet, thanë autoritetet vendase.

Ky sulm është marrë përsipër nga grupi terrorist i ashtuquajtur “Shteti Islamik”, sipas agjencisë së lajmeve të kësaj organizate, “Amaq”.

Ushtria e Malit ka nisur një ofensivë ndaj këtij sulmi, e mbështetur edhe nga trupat franceze dhe ato paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Franca ka deklaruar se një prej ushtarëve të saj ka mbetur i vrarë pasi automjeti i tij hasi në një pajisje shpërthyese artizanale. /tvklan.al