Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht nga një person mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Mediat vendase bëjnë me dije se Ademi ka qenë në Parkun e Germisë në mëngjes, kur është sulmuar dhe ka pësuar disa lëndime.

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen dhe në një deklaratë ka bërë me dije se ka nisur një hetim për rastin.

Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, njofton policia.

Sot Ademi ka qenë duke festuar 60-vjetorin e lindjes dhe ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të paprecedentë./tvklan.al