Avionët luftarakë izraelitë dhe dronët goditën sërish një pjesë të madhe të Gazës. Sulmet në shënjestruan një grup civilësh pranë një shkolle të drejtuar agjencia për palestinëzët në Deir el-Balah duke vrarë disa persona.

Ndërkaq, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë se familjet e pengjeve dhe ushtarëve të rënë dhe të plagosur rëndë do të shënojnë festën e Pashkës pa të afërmit e tyre.

“Në këtë festë, për shumë familje do të ketë karrige bosh; karriget e pengjeve tona të dashura, të cilët ende mbahen nga Hamasi, për ata që ranë heroikisht në fushën e betejës dhe për të dashurit tanë që janë plagosur dhe që po luftojnë për t’u kthyer në jetë në repartet e rehabilitimit”, është shprehur Benjanim Netanyahu.

Anëtarët e familjeve të pengjeve dhe protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë së krahut të djathtë të Netanyahut që të bëjë një marrëveshje me Hamasin për të liruar pengjet, edhe nëse kjo kërkon që Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe të ndalojë konfliktin.

Mediat izraelite kanë raportuar se Egjipti dhe Izraeli kanë shkëmbyer projekt-dokumentet mbi një marrëveshje për lirimin e robërve të armëpushimit. Times of Israel raporton se propozimi egjiptian do të parashikonte lirimin e tetë robërve të gjallë dhe tetë trupave në këmbim të një armëpushimi nga 40 deri në 70 ditë dhe një numër të madh të burgosurish palestinezë.

Janë rreth 58 robër ende të mbajtur në Gaza, duke përfshirë 34 që ushtria izraelite beson se janë të vdekur. Armëpushimi u rrëzua pasi Izraeli kërkoi kushte të reja dhe më të ashpra.

Ndërsa Hamasi refuzoi propozimin e ri, duke bërë thirrje për t’iu përmbajtur planit origjinal, Izraeli rifilloi sulmet intensive në Gaza më 18 Mars.

Klan News