Të paktën 26 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist në një hotel në Somali. Disa persona të armatosur kanë sulmuar hotelin Asasey në Kismayo që gjendet rreth 500 km në jug të kryeqytetit Mogadishu.

Organizata terroriste al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin. Në mesin e viktimave është edhe gazetarja dhe aktivistja me shtetësi somaleze Nodan Halayeh. Tre shtetas kinez, dy amerikanë, një britanik dhe një kanadez po ashtu ka humbur jetën në këtë sulm.

Ky është sulmi më i madh i al-Shabaab në Kismayo aty ku grupi terrorist humbi kontrollin e këtij qyteti më 2012.

Klan Plus