Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rrogozhinë. Mësohet se persona të paidentifikuar dhe me maska, vranë në orët e vona të mbrëmjes një polic dhe plagosën një tjetër. Të dy policët, po kryenin shërbimin në godinën e rajonit të policisë Rrogozhinë. Burime të komisariatit të policisë së Kavajës, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 23. Autorët e krimit qëlluan me armë zjarri në drejtim të godinës së policisë.

Polici i vrarë quhet Bujar Hekuri 41 vjeç, banues në fshatin Shegas të Lushnjes. Ndërkohë është plagosur rëndë kolegu i tij Kujtim Koni 40 vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj vepre./tvklan.al