Një lokal në lagjen “Partizani” në Elbasan është sulmuar me granatë. Për pasojë është plagosur rëndë pronari i lokalit një 32 vjeçar me inicialet A.A i cili ndodhej në ato momente brenda ambienteve të tij. Granata është hedhur nga persona të paidentifikuar nga jashtë dhe ka shpërthyer pikërisht në vendin ku po qëndronte pronari.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe dërgoi me urgjencë në spital pronari i cili sipas mjekëve është rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.

Por pista kryesore mbetet ajo e tentativës së vrasjes së qëllimshme. Policia ka marrë të dhënat e para dhe punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. /abcnews.al