Sulmohet me gurë ambasada e Kosovës në Suedi

Thyhen xhamat e ndërtesës, nuk ka të lënduar

Ambasada e Kosovës në Stokholm u sulmua me gurë e sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

Siç duket edhe në këto foto të publikuara nga mediat kosovare, gurët kanë thyer xhamat e përfaqësisë diplomatike kosovare në Suedi.

Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar. Policia suedeze është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes.

Sulmi është dënuar nga ministria e jashtme e Kosovës, që në një komunikatë për shtyp kujtoi se ky ishte sulmi i dytë që prej çeljes së kësaj përfaqësie në vitin 2009.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*