Tre shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Odesën këtë pasdite. Shpërthimet ndodhën nga jugperëndim të qytetit. Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.

Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore bëri një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.

Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurti./tvklan.al