Një 23-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur në Frignano të Italisë mbrëmjen e 25 Dhjetorit. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur, por mediat italiane raportojnë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka pësuar plagë në bark të shkaktuar nga arma e zjarrit. 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton shkaqet. Dyshimet janë që ai të ketë qenë me disa persona dhe më pas pati përleshje me armë, për motive të panjohura.

Hetuesit besojnë se shqiptari mund të jetë qëlluar me armë pas një konflikti që lidhet me aktivitete të paligjshme. Sa u përket autorëve, nuk ka ende asnjë të dhënë. 23-vjeçari do të merret në pyetje sapo gjendja e tij të stabilizohet, megjithatë mjekët kanë thënë se 24 orët në vijim janë vendimtare për jetën e tij.

/tvklan.al