Sulmohet me thikë shqiptari në Itali



Sulmohet me thikë shqiptari në Itali

17:49 29/06/2018

Një shqiptar është sulmuar me thikë nga dy persona jashtë një lokali në Olbia të Italisë. Mediat vendase raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy agresorët u arratisën, por u arrestuan nga policia disa orë pas ngjarjes. Njëri prej tyre është gjithashtu shqiptar, i cili është personi që qëlloi me thikë. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij. Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Policia italiane është duke hetuar nëse bëhet fjalë për një grindje të çastit mes tyre apo konflikte të tjera.

/tvklan.al







Të ngjashme