Aktorja e njohur turke, Mine Tugay, e njohur në Shqipëri për rolin Asuman në serialin “Fate të Kryqëzuara”, është sulmuar në mes të rrugës në Stamboll.

Tugay njoftoi nëpërmjet rrjeteve të saj sociale se një shofer fugoni e kishte sulmuar teksa priste në automjetin e saj në rrugë.

Tugay tha se faji i saj i vetëm për sulmin e shoferit ishte se i kishte rënë borisë së makinës pasi ai e kishte abuzuar me makinën e tij.

Ky sulm ka bërë që aktorja 39-vjeçare të ngrejë zërin edhe më fort kundër dhunës së çfarëdollojshme ndaj grave në Turqi.

Aktorja e dashur u mbështet nga ndjekësit e saj dhe figura të shumta publike./tvklan.al