Protestuesit hynë pranë zonës së fortifikuar të qeverisë duke valëvitur flamuj, disa persona u lënduan

Mbështetësit e klerikut populist shiit Moqtada al-Sadr arritën në zonën e fortifikuar të qeverisë së Bagdadit për herë të dytë brenda kësaj jave, duke përshkallëzuar një përplasje politike që po godet më së shumti irakianët.

Videoja tregoi protestuesit duke qëndruar në majë të barrierave duke valëvitur flamuj, ndërsa ndihmonin njëri-tjetrin të ngjiteshin në barrikadë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe spërkati protestuesit me ujë ndërsa granatat u hodhën në të gjithë zonën.

Skenat pasuan protestat e ngjashme që u zhvilluan të mërkurën. Partia e klerikut Moqtada Sadr-it doli e para në zgjedhjet e përgjithshme në Tetor, por ai tërhoqi ligjvënësit e tij nga parlamenti kur nuk arriti të formonte një qeveri që përjashtonte rivalët e tij shiitë, kryesisht grupe të mbështetura nga Irani.

Sadr që atëherë ka kërcënuar se do të nxisë trazira popullore nëse parlamenti përpiqet të miratojë një qeveri që nuk i pëlqen, duke thënë se ajo duhet të jetë e lirë nga ndikimi i huaj dhe korrupsioni që ka pllakosur Irakun për dekada.

Sipas “Associated Press” në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve janë lënduar disa persona. Për shkak të protestës nuk u mbajt seanca e paraparë plenare. Sipas një njoftimi, kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, ka urdhëruar që të protestohet në mënyrë paqësore.

Mijëra protestues, ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr, kanë përdorur litar për të rrëzuar barrikadat e betonit, të vendosura pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave të huaja. Iraku po përballet me një krizë dhe ekonomi kolaps, ndërprerje të rregullta të energjisë dhe ujit, arsim dhe kujdes të dobët shëndetësor dhe mundësi të pamjaftueshme punësimi për të rinjtë.

Klan News