Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia, mbrëmjen e së hënës, raportojnë mediat italiane. 24- vjeçari  identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar me një automjet tip Lancia Ypsilon në autostradën e Albisola kur përplasi dy makinat e policisë dhe më pas u largua në këmbë.

Menjëherë pas kësaj ngjarje policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur arrestimin. Policia gjeti 30 kilogram marijuanë në automjetin e tij.

Gjatë arratisjes, ai është ngjitur mbi një lartësi 4 metra dhe më pas ka rënë në tokë ku dhe ka marrë një dëmtim në këmbën e tij të djathtë. Shqiptari ishte në Itali pa dokumente dhe mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe e qëndrimit ilegal.

I riu shqiptar është dërguar në burgun e Genovas dhe është vënë në pritet të dalë në gjyq./tvklan.al