Sulmoi seksualisht nxënësin, shtyhet dënimi për mësuesen: Është shtatzënë





Sulmoi seksualisht nxënësin, shtyhet dënimi për mësuesen: Është shtatzënë

18:50 04/08/2022

Një mësuese e cila sulmoi seksualisht një nxënës do t’i shtyhet dënimi për shkak se është shtatzënë dhe do të lindë një fëmijë. Marka Bodine kreu marrëdhënie seksuale me një nxënës për tre vite me radhë në klasë. Historia filloi kur i mituri ishte 13 vjeç dhe ndodhi në Teksas.

Për këtë krim, Bodine u dënua me 60 ditë burg dhe 10 vjet shërbim prove. Po ashtu, emri i saj duhet që të qëndrojë në regjistrin e sulmuesve seksuale për gjithë jetën. Pas lindjes së fëmijës, Bodine nuk do të detyrohet që të vuajë dënimin deri në Qershor të vitit 2023.

Gjatë kohës që abuzoi seksualisht me nxënësin, Bodine ishte e martuar, por më pas u divorcua. Abuzimi nisi në vitin 2018. Bodine i dërgonte foto dhe video nudo nxënësit pasi u miqësua me të pas lojërave në Fortnite.

Madje ajo tentoi të manipulonte situatën dhe i tha drejtorit të shkollës se i mituri po e kërcënonte se do të dëmtonte veten dhe pretendonte se kishte akses në foto të saj. Por gjatë periudhës Prill 2020-Shkurt 2021, Bodine i kishte dërguar djalit 25 deri në 40 fotografi të saj.

Ngjarja u denoncua nga vetë nxënësi, i cili telefonoi policinë dhe iu lut për ndihmë. Ndërkohë mësuesja u arrestua dhe u kërkua një dënim prej 20 vjetësh burg, por gjykata dha një vendim shumë më të lehtë.

Mësohet se fëmija i Bodine nuk është nga abuzimi me nxënësin, por si pasojë e një lidhjeje tjetër./tvklan.al













Të ngjashme