7 persona akuzohen nga policia e Elbasanit si autorë të sulmit me gurë ndaj autobusit të Skëndërbeut.

Ata dyshohet se janë tifozë të Partizanit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë proceduar penalisht  E.D, 54 vjeç,  R.H, 58 vjeç,  F.B, 24 vjeç,  A.P, 19 vjeç, F.O, 26 vjeç,  M.K, 19 vjeç,  SH.M, 43 vjeç,  të gjithë banues në Tiranë.

Sipas policisë, këta persona në orën 16:35  të së dielës, në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobusëve të tifozave të Skëndërbeut të Korçës, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobusëve, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga GJ.R.

Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”,  nga veprimet e tyre janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e F.N.SH. Tiranë.

Nga këto veprime, u  dëmtuan dy punonjës policie, si dhe janë thyer pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre./tvklan.al