Do të qëndrojnë në qeli për 3 muaj

Gjashtë shtetasit nga Lindja e Mesme të cilët 3 ditë më parë sulmuan policinë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, u lanë në burg nga gjykatat e Kukësit.

Togat e zeza caktuan burg me afat 3-mujor për 5 sirianët dhe algjerianin që në përpjekje për t’i shpërtuar policisë qëlluan me armë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Për këtë ngjarje autoritetet shqiptare dhe ato kosovare kanë shpallur në kërkim dhe një shtetas tjetër, që dyshohet se është personi kyç i këtij grupi, që si qëllim kishte trafikimin e emigrantëve nga vendet e lindjes drejt Bashkimit Europian.

Tv Klan