Edgar Çani shënoi në sfidën e radhës në Serinë B, por Piza nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1 – 1  me Pro Verçelin.

Sulmuesi i Kombëtare hyri si zëvendësues gjatë pjesës së dytë dhe iu deshën pak minuta për të realizuar.

Ky gol vlen për statistikë, pasi Pizës i duhet një mrekulli për t’i shpëtuar rënies në Lega Pro. Kampionatit i kanë mbetur edhe 4 javë dhe skuadrës toskane i duhet të rikuperojë 8 pikë, një mision tepër i vështirë. Rei Manaj për këtë sfidë nuk ishte as në stol./Tv Klan