Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po kalon formën më të mirë të karrierës. Futbollisti 22-vjeçar, ka shkuar në kuotën e 12 golave sezonalë në Bundesliga 2, në Gjermani.
Asllani është pjesë e skuadrës së Elversberg, të cilët këtë të Shtunë fituan 2-0 ndaj Greuther Furth. Sulmuesi “dardan” ishte autori i golit të parë, duke zhbllokuar sfidën pas 6 minutave lojë.
Me 12 gola të shënuar këtë sezon, Asllani renditet i katërti sa i përket golashënuesve më të mirë, me 3 gola më pak se vendi i parë.
Sulmuesi i grumbullua nga Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa numëron pesë ndeshje me fanellën e “dardanëve”. Më herët ai ka qenë pjesë e të rinjve të Gjermanisë.
/tvklan.al