Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, për disa sezone me radhë është një ndër më të kërkuarit në merkato. Por italiani në një deklaratë së fundmi ka thënë se ai preferon që të vazhdojë gjatë karrierën në kryeqytetin e Italisë dhe pse jo të mbyll karrierën aty.

Për emisionin Tiki Taka folur për periudhën që po kalon tek Lazio, Immobile është shprehur se nuk do të largohet kurrë nga skuadra ku është tani.

Tani kam vendosur që deri në fund të karrierës sime të jem tek Lazio. Ndihem përgjegjës për lumturinë e tifozëve. Kam një lidhje shumë të fortë me klubin, tifozët, trajnerin. Familja ime ka kaluar shumë mirë në Romë”, tha ai.

Immobile tek Lazio shihet si një lojtar shumë i rëndësishëm, pasi është golashënuesi më i mirë./tvklan.al