Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm – TV KLAN

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm

Policia në Zelandën e Re tha se sulmuesi i xhamive në qytetin Kristçërç u akuzua për terrorizëm. Australiani Brenton Tarrant, i vetëdeklaruar supremacist i bardhë, u ngarkua më herët me 51 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentivë vrasje.

Akuza për terrorizëm ka dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Policia tha përmes një deklarate se Tarrant u akuzua për “angazhim në një akt terrorist”.

Tarrant akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit më 15 Mars.

Disa javë më vonë, Parlamenti i këtij vendi votoi për ndalimin e armëve gjysmë-automatike. 28-vjeçari Tarrant do të paraqitet para Gjykatës në Qershor. /REL

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione