Më në fund Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në kontinentin e largët të Amerikës Latine. Sulmuesi shqiptar, i cili tashmë aktivizohet në Bolivi, jo vetëm që gjeti golin, por shënoi dhe dopietë, në ndeshjen që skuadra e tij Bolivari fitoi 5-0 në transfertë ndaj San Hoze.

Fillimisht Sadiku zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, duke shënuar golin e parë dhe në fundin e pjesës së parë, shënoi edhe golin e dytë personal e të tretin për skuadrën e tij.

Ndërkaq rrugën e rrjetës ka gjetur edhe sulmuesi tjetër kombëtares kuqezi, Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren 4-3 në transfertë të Barcelonës B ndaj Villarreal B. Manaj realizoi golin e katërt për Barcelonën, i cili rezultoi edhe goli i fitores.

Ky ishte goli i 12 për Manajn, duke konfirmuar edhe një herë se po kalon një sezon mjaft të mirë.

Klan News