Lakers pa James mposhtet nga Bulls, Wizards mund Pelicans dhe arrin suksesin e pestë radhazi

Sans mori fitoren e 9 radhazi në NBA, duke mposhtur Timberwolves me rezultatin 99-96.

Devin Buker u dallua në parket me 29 pikë, 5 ribaunde dhe 5 asite. Kontribut për fitoren dhanë edhe Aiton me 22 pikë dhe 12 ribaunde si dhe Pol 21 pikë dhe 8 aiste.

Për ekipin nga Minesota më i miri sihte Tauns me 35 pikë dhe 13 ribaunde.

Për Sans në total kjo është fitorja e 10 e sezonit, ndërsa Timberwolves pësoi zhgënjimin e nëntë.

Çikago Bulls mori fitoren e katërt nga pesë takimet e fundit, ku pa Klipers mposhti edhe Lejkërs.

Të udhëhequr nga DeRozan me 38 pikë dhe 6 asiste skuadra nga Çikago fitoi 121-103. Komtribut në sukses dhanë edhe Boll me 27 pikë dhe Vin me 26 pikë.

Horton-Tuker dhe Uestbruk realizoi bashkë 53 pikë, por pa LeBron Xhejms, skuadra nga Los Anxhelos mori humbjen e katërt në 7 ndeshjet e fundit.

 Uizards mori fitoren e pestë radhazi, ndërsa mundi Pelikans me rezultatin 105-100. Kjo është nisja më e mirë për skuadrën nga Uashingtoni në 25 vitet e fundit. Në sfidat e tjera, Atlanta mundi Orlandon, ndërsa Nuxhets u mposht nga Maveriks.

-Klan News