Bucks mundin Nets në lojën e katërt dhe barazojnë në serinë e sfidave

Është mësuar skuadra e parë finaliste në Konferencën e Perëndimit në NBA. Phoenix Suns fitoi edhe ndeshjen e katërt ndaj Denver Nuggets, të fundit 125-118 në transfertë dhe mbyll llogaritë 4-0 në serinë e gjysmëfinaleve.

Shkëlqeu dyshja e Suns, Paul-Booker, përkatësisht me 37 dhe 34 pikë e 11 rebound.  Ylli i Denver, Nikola Jokic, nuk ishte në formën e duhur, dhe  shënoi 22 pikë.

Phoenix që nuk ishte kualifikuar ne finale që nga viti 2010, do të përballet me fituesin e duelit Utah Jazz-Los Angeles Clippers, me këtë të fundit që udhëheq 2-1.

Rivalitet në çiftin gjysmëfinal në Konferencën e Lindjes mes Milëaukee Bucks dhe Brooklyn Nets.

Baks barazojnë 2-2 serinë e ndeshjeve pasi kishin humbur dy sfidat e para, duke fituar të fundit në shtëpi 107-96.

Edhe njëherë tjetër Antete-kumpo bëri liderin për ekipin e tij, teksa shënoi 34 pikë dhe 12 rebound, duke sfumuar yjet e Nets, si Durant e Irving, teksa Harden nuk luajti.

Trajneri i Nets largoi gjithë formacionin titullar në 4 minutat e fundit, pasi pa se nuk mund të ndryshonte sfidën.

Shqetësimi për Nets është i madh pasi në periodën e dytë u dëmtua Airving.  Probleme fizike ka pasur edhe për Harden, një nga elementët kyç të skuadrës.

Klan News