Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ishte e ftuar dietologia Enkeleida Ferrollari. Ajo ka prezantuar në studio një recetë për një supë shumë të shijshme, por edhe të pasur me shumë vlera ushqimore, e cila mund të konsiderohet edhe si supa antigrip.

 Jemi në stinën e dimrit dhe virozat janë të ndryshme, ndaj ushqyerja e shëndetshme rrit imunitetin e trupit ndaj gripit.

Gjatë periudhës së virozave është e rëndësishme të jemi të hidratuar dhe të ushqyer mirë për të forcuar sistemin imunitar. Dhe ne e dimë shumë mirë nga gjyshet dhe nënat tona që gjithmonë supën e kemi patur ilaçin e stinës së dimrit, pikërisht supën e pulës. Por edhe shkenca e mbështet tashmë vlerat ushqyese të supës së pulës, që ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Është një supë pule shumë e thjeshtë. Është e rëndësishme të kufizojmë yndyrnat, sepse zakonisht tentojmë t’i shtojmë yndyrna shtazore, gjalpin, mbase dhe pulën me yndyrë. Do ishte mirë të përdorej një gjoks pule, që mos ketë shumë yndyrë sepse edhe ajo ndikon në agravimin e virozave dhe në uljen e sistemit imunitar, si dhe të shtojmë zarzavatet që janë shumë të rëndësishme”.

Bëhet fjalë për një supë pule me asprag dhe me karrota, ku përbërësit janë: 100 gr pule; 1 karrotë; 2 degë asparag; 1 kokërr vezë; 3 lugë kos; limon; vaj ulliri. /tvklan.al