Përbërësit:

3 gota bizele

1 gotë kos

1 qepë

kripë

piper i zi

Përgatitja:

Presim qepën dhe e hedhim në tenxhere me pak vaj. E përziejmë sa të skuqet pak, i shtojmë 2 gota ujë dhe e lemë të vlojë. Më pas i shtojmë bizelet. Pasi të zbuten bizelet, e heqim tenxheren nga zjarri dhe i shtojmë kosin.

Masën e përgatitur e hehdim në blender, i shtojmë kripën dhe piperin dhe e bluajmë. E hedhim supën në pjata dhe e shërbejmë sipas dëshirës, të ftohtë ose të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!/

tvklan.al