Përbërësit:

400 gr qiqra të ziera

300 gr kërpudha mikse

200 gr bukë

100 pomodorni

30 gr majdanoz

3 thelpinj hudhër

2 patate

1 degë rozmarinë

1 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj ulliri, shtojmë 1 kokërr hudhër, rozmarinë, majdanoz, kripë, piper, lëkurat e kërpudhave, lëkurat e papateve dhe ujë për të përgatitur lëngun e supës. Në një tavë vendosim disa kërpudha të marinuara me vaj, kripë dhe piper që të piqen në furrë.

Në një tjetër tenxhere shtojmë vaj ulliri, pak hudhër, qepë, rozmarinë, kërpudhat, qiqrat, papatet dhe i skuqim të gjitha bashkë. Pasi skuqen mirë, shtojmë lëngun e përgatitur me lëkurat e kërpudhave dhe pas 7 minutash zierje e kalojmë në mikser dhe e bëjmë në formë kremi.

Në një tas bëmë bashkë qiqra të ziera, pomodorini e kërpudha të prera në kubikë të vegjël dhe bukë të thekur të prerë në kubikë. I marinojmë me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj ulliri dhe me të mbushim kërpudhat. Vendosim në pjatë supën dhe mbi të kërpudha të mbushura.

/tvklan.al