Përbërësit: 

1 kg midhje

50 gr majdanoz

50 gr borzilok

4 karkaleca

1 sepje

1 oktapod i vogël

1 kokërr hudhër

1 gotë verë e bardhë

Kripë

Piper

https://youtu.be/f57lzreDaaA?t=5m32s

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë pak kripë, limon dhe uthull dhe vendosim oktapodin dhe kallamarin që të ziejë. Pasi i ziejmë, i vendosim në një tas dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Në të njëjtin tas shtojmë edhe ullinjtë.

Pastrojmë karkalecat, i marinojmë me kripë piper, vaj ulliri dhe mente. Në një tjetër tas presim përgjysmë pomodorinit në të cilat po ashtu shtojmë gjethe menteje të grirë imët dhe dy thelpinj hudhër.

Në një tigan skuqim levrekun e marinuar me kripë, piper dhe vaj ulliri. Në të njëjtin tigan pasi heqim fileton e peshkut skuqim kungullin, domatet e marinuara dhe më pas oktapodin dhe kallamarin bashkë me erzat dhe i skuqim të gjitha bashkë. Më pas shtojmë edhe karkalecat dhe midhjet.

Marrim letër kuzhine dhe e lagim me ujë për t’i dhënë formën e një tasi dhe në të vendosim fillimisht fileton e levrekut dhe mbi të vendosim pak nga përbërja që skuqëm në tigan. Më pas letrën e kuzhinës të mbushur e lidhim dhe e fusim në furrë për 15 minuta.

/tvklan.al