Përbërësit:

500 gr kocë

150 gr pana

40 gr borzilok

3 thelpi hudhër

1 kg spec i kuq

1 qepë

1 trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht specat nga farat. Pjesën e farave e vendosim në një tenxhere që të ziejë, ndërkohë që specat i presim në kubikë të vegjël. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, shtojmë më pas qepën dhe specat. Pasi skuqen të gjitha bashkë shtojmë bulion nga mbetjet e specave, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë.

Vendosim në mikser borzilokun, shtojmë në të kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Më pas sfiletojmë kocën dhe kockat i shtojmë tek bulioni. Në një tenxhere të vogël vendosim trumzë, shtojmë panën dhe pak nga bulioni. Filetot e peshkut i skuqim. Pasi të ziejë supa e specit e vendosim në mikser dhe e bëjmë krem. Filtrojmë kremin e specit, e vendosim në pjatë, mbi të shtojmë pak salcë borziloku dhe pana.

/tvklan.al