Dukej një kandidat i vdekur në nisje të zgjedhjeve paraprake, por Joe Biden tashmë është fuqishëm brenda garës për kandidaturën presidenciale të demokratëve amerikanë.

“Super e marta” e 3 Marsit, kur zgjedhjet paraprake u zhvilluan në 14 shtete federale njëherësh, e nxorri atë në krye të renditjes për nga numri i delegatëve. Biden i mori vendin e parë Sandersit dhe ka siguruar tashmë 414 delegatë nga 1991 që do të marrin pjesë në konventën e Korrikut. Ai fitoi në 9 prej shteteve ku u zhvilluan zgjedhjet, përfshirë edhe Teksasin që ka numrin më të madh te delegatëve.

Parimi i zgjedhjeve paraprake është që kandidati që merr shumicën e votave në një shtet të cakutar federal, merr gjithë delegatët e atij shteti. Megjithatë, ende në numërim është Kalifornia që nëse fitohet nga Sanders, e nxjerr atë sërish në vendin e parë me 414 vota.

E nëse e merr Biden, konsolidohet fuqishëm në vendin e parë. Tregues i mirë për Biden është mbështetja e fortë tek elektorati afro-amerikan. Zgjedhjet e radhës janë në 6 shtete të tjera më 10 Mars, ku në lojë janë 352 delegatë.

Tv Klan