Super-jahti ‘Plan B’ ka ankoruar sot në plazhin e bukur të Palasës. Jahti 73 metra i gjatë, pronë e miliarderit Pathok Çhodiev, bën pjesë në listën e jahteve më të mëdhenj në botë me vlerë 100 milionë Dollarë.
Vetë pronari i tij miliarderi dhe filantropi Chodiev me miqtë e tij ka qenë në bordin e jahtit, duke shijuar bukuritë e plazhit të Palasës dhe ujërat e Jonit.
Pasi kanë hyre dje në Portin e Durrësit me jahtin ‘Plan B’, pronari i Koorporatës Euro-Aziatike të Burimeve Natyrore Chodiev dhe miqtë e tij, po eksplorojnë bukuritë e Jugut të Shqipërisë për disa ditë. Pas Palasës, ‘Plan B’ do të drejtohet në plazhin e bukur të Ksamilit.
Tv Klan