Miliarderi dhe filantropi Chodiev shijojnë bukuritë e këtij plazhi

Super jahti “Plan B” është ankoruar sot në plazhin e bukur të Palasës. Jahti 73 metra i gjatë, pronë e miliarderit Pathok Çhodiev, bën pjesë në listën e jahteve më të mëdhenj në botë, me vlerë 100 milionë dollarë.

Vetë pronari i tij miliarderi dhe filantropi Chodiev me miqtë e tij ka qenë në bordin e jahtit duke shijuar bukuritë e plazhit të Palasës dhe ujërat e Jonit.

Pasi kanë hyrë dje në portin e Durrësit me jahtin “Plan B”, pronari i Kooporatës Euro-Aziatike të Burimeve Natyrore, Chodiev dhe miqtë e tij, po eksplorojnë bukuritë e Jugut të Shqipërisë për disa ditë.

Pas Palasës “Plan B” do i drejtohet plazhit të bukur të Ksamilit.

Klan News