Skuadra e Realit të Madridit ka reaguar sot në lidhje nismën për krimin e Super Ligës Europaine dhe kërcënimet e bëra ditët e fundit nga UEFA.

Klubi spanjoll në deklaratë tregon pse u krijua Super Liga dhe si kundërpërgjigje për qeverinë evropiane të futbollit sqaron se ata kanë të drejtë për të krijuar ligën e re.

Projekti Super League u hartua bashkërisht nga 12 klubet e tij themeluese: me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për situatën aktuale të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese ndanë të njëjtat shqetësime – siç bëjnë palët e tjera të interesit në futbollin evropian – veçanërisht nën kontekstin aktual socio-ekonomik, se reformat strukturore janë të domosdoshme për të siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në planin afatgjatë“, sqarohet në deklaratë.

Po ashtu skuadra bën me dije, se është fituar e drejta në Gjykatë, ku urdhërohet FIFA dhe UEFA që të mos marrin veprime ndaj skuadrave që do marrin pjesë aty.

“Klubet themeluese kanë pësuar dhe vazhdojnë të vuajnë presione, kërcënime dhe shkelje të papranueshme të palëve të treta për të braktisur projektin dhe për këtë arsye heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të siguruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv“, theksohet në deklaratë.

Në fund Reali i Madridit njofton se janë të gatshëm për të diskutuar me UEFA-n dhe të gjendet zgjidhja më e përshtatshme për qëndrueshmërinë e të gjithë familjes së futbollit./tvklan.al