Shkatërrohet banda mafioze italiane “Ndrangheta del Vibonese” ndërsa janë bërë 330 arrestime dhe  4 masa të tjera paraprake.

Mediat italiane raportojnë se mes këtyre arrestimeve ka pasur disa zyrtarë, duke “çmontuar” kështu lidhjet e bandës me biznesmenë dhe politikanë të njohur duke filluar nga Giancarlo Pittelli , ish senator i Forza Italisë.

Lista e hetimit është shumë e gjerë, plot 416 të dyshuar dhe arrestime të bëra në 11 rajone italiane nga Lombardia në Siçili,  si dhe në Gjermani , Bullgari dhe Zvicër.

Në pranga ka përfunduar gjithashtu një oficer i karabinierisë, Giorgio Naselli , ish-këshilltari rajonal i Partisë Demokratike Pietro Giamborino dhe sekretari i PSI Kalabrian Luigi Incarnato, si dhe Filippo Nesci , komandant i policisë komunale të Vibo Valentia, dhe Enrico Caria, komandant i policisë lokale të Pizzo.

Giamborino konsiderohet “i lidhur zyrtarisht me Piscopio lokale” dhe sipas prokurorisë, dyshohet se vendosi lidhje me disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të “Ndrangheta” për të garantuar vota dhe mbështetje të nevojshme për ngjitjen e tij politike.

U desh tre vjet e gjysmë punë e kryer nga gjyqësori dhe karabinierët për këtë operacion të madh. /tvklan.al