Stuhi e tornado në Stamboll

Stambolli është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe stuhi të forta duke përmbytur thuajse gjithë qytetin. Mediat turke raportojnë se disa rrugë janë të bllokuara prej ujit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke kontrolluar banesat për kafshë apo njerëz të bllokuar. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe tornado.

Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë. Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen mbi qytet kryesisht në Maj dhe Qershor, duke shkaktuar reshje si këto të sotmet.

Përpos dëmeve materiale, deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz. Në disa pamje të bëra virale, shikohet gazetarja e CNN në Turqi, e cila si pasojë e breshrit është gjakosur gjatë raportimit live.

Klan Plus