Ernest Muçi vazhdon të mahnisë Turqinë. Fantazisti i Kombëtares shqiptare, ishte protagonist absolut edhe në javën e 10-të në Superligë.
Muçi rezultoi vendimtar në dy golat e Trabzonspor, në fitoren 2-0 ndaj Gaziantep në shtëpi.
Në fundin e pjesës së parë, shqiptari asistoi me kokë për golin e shënuar nga Stefan Savic, që zhbllokoi takimin.
Shqiptari vazhdoi shkëlqimin edhe në fraksionin e dytë, duke rrëmbyer skenën. Në minutën e 61-të, Muçi i mahniti të gjithë me një supergol nga distanca.
25-vjeçari lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila u ndal në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit.
Pas tre asisteve në fitoren 4-3 ndaj Rizespor, Muçi tregoi edhe njëherë rëndësinë që ka te Trabzonspor.
Në këtë sezon të Superligës, ai numëron tre gola të shënuar dhe gjashtë asiste, duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë të formacionit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
