Qazim Laçi ishte vendimtar te çekët e Slavia Pragë, në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc.

Mesfushori i Kombëtares shmangu humbjen e ekipit të tij, me një supergol të shënuar nga jashtë zone.

Miqtë kaluan të parën në avantazh në minutën e 50-të me Rusek, por Sparta barazoi me Laçin.

Futbollisti kuqezi lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.

Portieri mik e kishte të pamundur të ndalte gjuajtjen e Laçit, pavarësisht se provoi me të gjitha mundësitë.

Këtë sezon, Laçi numëron 31 ndeshje në kampionatin çek, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

/tvklan.al