Vullnetarët argjentinas përpiqen të sjellin pak gëzim tek fëmijët e nënave të burgosura

Këta vullnetarë të veshur si personazhet e preferuar të fëmijëve janë përpjekur të sjellin pak gëzim për të vegjlit që jetojnë me nënat e tyre në burg. Të veshur si Batman, Iron Man dhe Princesha Elsa ata kanë vizituar burgun e 33-të në Los Hornos në periferi të Buenos Aires.

Dalma Luna, një e burgosur 31-vjeçare që vuan dënimin prej disa vitesh për grabitje të rëndë, tha se një vizitë e tillë ishte e mirëseardhur.

Ciela është vajza ime e vetme dhe më është dashur ta mbaj këtu në izolim, në moshën 29-vjeçare u bëra nënë për herë të parë. Përpiqem të bëj më të mirën që mundem për të, por është një situatë e vështirë”, shpjegon ajo për gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në Argjentinë, fëmijët mund të qëndrojnë me nënat e tyre në burgun e grave deri në moshën 4 vjeç. Sipas Human Rights Watch edukimi i fëmijëve është mjaft i vështirë në insitucionet e izolimit për shkak të kushteve të vështira dhe mbipopullimit.

Klan News