UEFA ka zyrtarizuar të martën nëntë shtetet kandidate për të pritur Superkupën e Europës 2020, mes të cilëve është edhe Shqipëria.

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar edhe këtë vit për të sjellë Superkupën e Europës në Stadiumin e ri “

Arena Kombëtare

”, ku po punohet intensivisht dhe këtë vit do të përfundojë si impiant.

UEFA ka zyrtarizuar sot 9 vendet që kanë aplikuar për organizimin e Superkupës së Europës në vitin 2020.

Afati për të dorëzuar aplikimin ishte deri më 12 Janar dhe nuk lejohej kandidimi i vendeve që do të presin ndeshje të Kampionatit Europian 2020.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e FSHF-së dhe në websajtin e UEFA-s, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të pritur Supërkupën e Europës 2020 janë

  1. Shqipëria

  2. Bjellorusia

  3. Finlanda

  4. Franca

  5. Izraeli

  6. Kazakistani

  7. Moldavia

  8. Irlanda e Veriut

  9. Portugalia

Në muajin Maj të vitit 2018, kur UEFA të marrë vendimin përfundimtar, Shqipëria do të mësojë nëse do të presë për herë të parë një Superkupë Europe në vitin 2020./tvklan.al