Sot do të luhet finalja mes Tiranës dhe Trepçës

Tirana do të luajë sot në orën 20:00 me Trepçën për trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare. Bardheblutë arritën direkt finale pasi Teuta u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore të disa lojtarëve. Sfida do të luhet në Mitrovicë në palestrën Minatori që është edhe shtëpia e Trepçës që në gjysmëfinale mundi Yllin e Suharekës. Basketbollisti i Tiranës, Red Vogli se kundërshtari është më i favorizuar edhe pse mbështetet nga tifozeria vendase.

“E presim me padurim këtë finale përballë një publiku të zjarrtë edhe pse do të jetë kundërshtari jonë. Edhe sot mendoj se ata janë favoritë, por ne do të japim maksimumin për këtë ndeshje”.

Tirana ka probleme me dëmtime, ndërsa te Trepça ka në përbërje edhe lojtarë të huaj. Superkupa Mbarëkombëtare paraprin sezonin e ri të Ligës Unike, aktivitet që bashkon ekipet nga kampionati i Shqipërisë dhe ai Kosovës.

Tv Klan