Në tryezë ulet edhe i deleguari i qeverisë

Klubet e Superligës shqiptare janë të vendosura që ta vazhdojnë bojkotin derisa të plotësohen kërkesat e tyre ekonomike. Para disa minutash në ambientet e stadiumit “Air Albania” ka filluar një mbledhje me të gjithë presidentët e skuadrave prezentë. Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, tha se i pranishëm në këtë takim është edhe i deleguari i qeverisë Fidel Ylli.

“Prania e zotit Ylli na lë të kuptojmë që do të ketë debate, do të ketë diskutime. Presim të marrim vesh se çfarë do të ndodhë më tej”, tha Todhe.

Sipas gazetarit, në tavolinë po diskutohet se cilat do të jenë hapat e përshkallëzimit të protestës së klubeve. Javën që lamë pas klubet shqiptare  dolën në stadiume, por kapitenët lexuan një deklaratë ku rikujtuan kërkesat e tyre.

“Është thënë që në javën e ardhshme do të dalin futbollistë të skuadrave në një demonstrim në formë proteste përpara kryeministrisë”, tha Todhe. /tvklan.al