Kalendari favorizon Partizanin

Janë ende 10 javë për t’u luajtur dhe Superliga duket sikur sapo ka nisur. Të gjithë janë thuajse të barabartë, të gjithë janë brenda objektivave. Faza e fundit do të jetë vendimtare.

Por të paktën sipas kalendarit cili ekip është favorit të titullin kampion? Teuta me Vllazninë kryesojnë me pikë të barabarta. Më pas vijnë Partizanit dhe Laçi.

Në mbyllje të fazës së tretë durrsakët do të luajnë me Apoloninë. Fierakët duket se do të rikthehen në Kategorinë e Parë. Teuta dhe Vllaznia duken favorite edhe për faktin se durrsakët presin në shtëpi dy rivalët Partizani dhe Tirana në fazën e tretë, që mes tyre do të diskutojnë derbin e katërt sezonal.

Por skuadra e Edi Martinit ka një kalendar me ulje-ngritje, ashtu sikurse Laçi me rivalë nga fundi i tabelës por edhe pretendentë dhe nuk mund të bëjë llogari.

Partizani ka një kalendar më të favorshëm pasi luan me skuadrat e gjysmës së poshtme të tabelës. Të kuqtë kanë mundësi të bëjnë 3-pikësha dhe në takimet e fundit me ekipet pretendente mund të kenë luksin edhe të barazojnë.

Tirana duket më pak e kuotuar, kjo edhe për faktin se është 5 pikë larg kreut.

Veç kampionatit, Teuta, Vllaznia dhe Laçi janë edhe në gjysmëfinalet e kupës, përballje me tek ndeshje nga e cila duhet marrë më e mira.

Muaji i fundit i kampionatit pritet të jetë edhe më i bukuri pasi si rrallëherë, jo vetëm titulli por edhe fundi i tabelës është në diskutim.

Tv Klan