Superligë barazimesh. Kështu mund të konsiderohet kampionati shqiptar deri më tani, me Tiranën që ka barazuar 17 herë.

Tirana është mbret i barazimeve në këtë sezon të Superligës. Bardheblutë u ndalën sërish, teksa morën vetëm një pikë kundër Bylisit.

Kryeqytetasit po përjetojnë një krizë rezultatesh, duke shkaktuar zemërim edhe në radhët e tifozëve. Ndaj ballshiotëve, Tirana regjistroi barazimin e 17-të në total dhe të tretin radhazi në 31 javë kampionat. Shifra për rekord, kur deri në fund kanë mbetur edhe 5 sfida.

Në një vëzhgim të renditjes së përgjithshme, vihet re se Superliga ka prodhuar shumë barazime. Mbret mbetet padyshim Tirana, ndjekur nga Elbasani me 16 dhe Partizani me 14.

Edhe Laçi ka barazuar 12 herë deri më tani, ecuri që lë kurbinasit shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Pesë skuadrat  e fundit të renditjes janë edhe ekipet me bilanc negativ në golavarazh, për t’i shndërruar sfidat e ardhshme në finale të vërteta për të arritur objektivin, shmangien e rënies nga kategoria.

Tv Klan