Dy ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve të arritura.
Ballkani dhe Prishtina barazuan 1-1 mes tyre, në një përballje me fund spektakolar. Skuadra nga Suhareka kaloi në avantazh në minutën e 83-të me Adetunji, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 91-të me Gnapi Dable.
Ky barazim nuk i bën punë asnjërës skuadër, pasi Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë, ndërsa Prishtina renditet në vendin e katërt me 31 pikë.
Surprizë ishte fitorja e Llapit 1-0 ndaj Dritës në shtëpi. Një gol i shënuar nga Tahiri në minutën e 17-të i dha fitoren vendasve.
Pavarësisht humbjes, Drtia mbetet në krye me 50 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë të grumbulluara. /tvklan.al