Shtatë skuadra pretendente për Europën

Java e parë e Superligës solli 5 fitore dhe rrjedhimit 5 humbje. 10 skuadrat vendosen kështu në një renditje që përcaktohet nga numri i golave të shënuar. Ishte si një impenjim më shumë për të realizuar edhe një gol më tepër pasi pikët e grumbulluara në nisje të sezonit mund t’u japin qetësi trajnerëve dhe ekipeve në vargun e gjatë të vështirësive me të cilat do të kenë të bëjnë gjatë gjithë kampionatit.

Ajo që vihet re është pozicionimi i menjëhershëm për të treguar edhe objektivat e skuadrave. Të gjitha skuadrat në pjesën e sipërme të tabelës do të garojnë fort për një vend në kupat e Europës. Pretendimin e tregoi edhe Dinamo në rikthimin e saj pas shumë vitesh në Superiore.

Por edhe pse bëjnë pjesë në 5-shen e skuadrave humbëse, Laçi dhe Partizani nuk mund të lihen jashtë grupit të skuadrave që do të tentojnë të paktën Conference League. Kështu që janë 7 skuadra që kërkojnë një vend në tre të parët në fund të sezonit.

Java e parë paralajmëron se ky do të jetë një kampionat i luftuar, 3 derbi në kryeqytet, Teuta dhe Vllaznia, Laçi dhe Kukësi  pritet të sjellin përballje të forta, ndoshta si sezonin e kaluar duke vendosur kampionin vetëm në 90 minutëshin e fundit.

Tv Klan