Partizani – Kukësi, kryendeshja e javës se 28-të

Faza e katërt e Superligës sjell një përballje të rëndësishme, atë mes partizanit dhe Kukësit. Presioni është tek të dy skuadrat. Partizani duhet ti rikthehet fitoreve, ndërsa Kukësi duhet të ruajë vendin e dytë. Trajneri i Kukësit Orges Shehi ka besim tek futbollistët e tij, pasi i dhanë fitoren në Gjirokastër, dhe është i qetë pasi grupi është i plotë

Në Vlorë flamurtari pret Skënderbeun. Futbollistët vlonjatë do të luajnë me objektivin për tu ngjitur në vendin e 9 të renditjes, por kanë një shpresë së këtë sezon mund të qëndrojnë në superligë

Tirana do të udhëtojë në Gjirokastër. Në letër bardheblytë kanë një ndeshje të lehtë. Bylis pret Teutën, ndërsa Laçi Vllazninë.

Superliga Java 28

Luftëtari – Tirana

Bylis – Teuta

Laçi – Vllaznia

Flamurtari – Skënderbeu

Partizani – Kukësi

Tv Klan