Liga e nëntë më e vështirë për jetëgjatësinë në stol

Superliga Shqiptare është një ndër kampionatet më të papërshtatshëm për një trajner. Kampionati ynë i futbollit është i nënti në këtë renditje ku janë studiuar 84 liga të ndryshme në botë.

Raporti i publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive përfshin periudhën Janar 2015 deri Dhjetor 2019. Kampionate më të rrezikshëm se ai shqiptar për rajonin janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Më i sigurti mes ligave të analizuara është ai suedez. Flamurtari është me më shumë trajnerë të larguar gjatë kësaj kohe, 11 të tillë me një mesatare 16 ndeshje për secilin.

Ekipi vlonjat ndiqet nga Kukësi dhe Laçi me nga 9 trajnerë secili, Partizani me 8 e Teuta 7. Një e dhënë që klubet shqiptare nuk kanë një strategji afatgjatë për stafet teknike dhe projektet e tyre.

Tv Klan