Partizani rikthehet te fitorja

Fitorja 8-1 e Partizanit ndaj Luftëtarit nuk pati jehonë të mjaftueshme për një rezultat të tillë. Kjo për faktin se gjirokastritët e dorëzuar, tashmë nuk përfaqësojnë kundërshtarin e duhur për Partizanin, për të shuar krizën, për të qetësuar pankinën, për të ruajtur sadopak nga shkëlqimi i titullit kampion ende në fuqi.

Trajneri Sormani vijon të mbështetet tek loja e mirë e skuadrës, edhe pse janë rezultatet që të japin trofetë. Fati i të kuqve është që në ndeshjen e radhës do të kenë përballë Flamurtarin, një tjetër ekip të kapitulluar. Ndoshta shpresa për pjesëmarrje në kupat e Europës do të kthehet në realitet. Por të kuqtë kanë detyrim derbin për të rikthyer besimin e tifozerisë.

Sot do të luhen ndeshjet e mbetura të javës së 29. Kukësi pret Flamurtarin në “Elbasan Arena”, Vllaznia Bylisin në “Loro Boriçi”. Këto ndeshje do të nisin në 17.00.

Në orën 18:00 luhet Skënderbeu-Laçi, ndërsa në 20:00 ndeshja më e rëndësishme e javës, Teuta-Tirana.

Tv Klan