Kukësi ndan pikët me Laçin, Egnatia ndal Skënderbeun

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Kurbinit përballë Laçit dhe gjendet e vetme në krye me 7 pikë. Milunoviç kaloi në avantazh ekipin e Diego Longo. Në fraksionin e dytë, Kukësi shënoi sërish, me heroin e këtij sezoni, Edi Basha.

Pas dopietës ndaj Kastriotit, 28-vjeçari tund rrjetën e kurbinasve dhe merr kryesimin e garës për golashënues në kuotën e 3 realizimeve. Por Zarubica nuk e kishte thënë fjalën e tij, teksa me dopietën e tij i dha një pikë dramatike Laçit.

Egnatia abonohet me barazimet, teksa mori të dytin në tre javë. Këtë herë, rrogozhinasit ndanë pikët me Skënderbeun, pas barazimit 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, në harkun e dy minutave, me autorë Pedro e Berisha. Me këtë pikë Skënderbeu mbtet në vendin e 6-të me 2 pikë, aq sa Egnatia që pozicionohet e 8-ta.

Klan News